Një shqiptar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi në një ngjarje rrugore.

Sipas mediave greke,ngjarja ka ndodhur në autostradën Volou – Mikrothivon rreth orës 01:00 të mëngjesit.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, udhëtonte me një motor dhe u mor para nga një automjet.

Përplasja ishte e rende, duke i shkaktuar humbjen e jetes ne menyre te menjëhershme shqiptarit.

Automjeti që u mori para motorin, drejtohej nga një grua.

Kjo e fundit u mor në pyetje nga policia për rrethanat e ngjarjes.

Për shkak të ngjajres u shkaktua edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor.

/RDA News

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here