Një 27-vjecar i identifikuar ai Eldi Alla ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë në minierën e Bulqizës, që është në pronësi të bizmesmenit Samir Mane. Mësohet se Alla ka qenë duke punuar në minierë, 1 mijë e 500 metra nën tokë në momentin që e kanë zënë poshtë një masiv gurësh.

Për pasojë Alla ka marrë plagë të mëdha, të cilat kanë bërë që i riu të humbasë dhe jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin e rëndë, por ende nuk ka asnjë të arrestuar, si përgjegjës për vdekjen e të riut.

Njoftimi i policisë: Me datë 28.05.2021, rreth orës 18.30, në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi E. A., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here