Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në njësinë Guri Zi në Shkodër. Një shtetas rreth 50 vjeç Hilë Simoni është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ka futur nën makinë një komshie të tij, shtetasen Katrina Hila 54 vjeçe.

policia-shkoder-54 vjeçarja ka marrë fraktura të rënda në këmbë kryesisht por edhe pjesë të tjera të trupit dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit të traumës për mjekim të specializuar ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia e ka gjetur 54 vjeçaren nën gomat e makinës të Hilë Simonit rreth orës 7:30 të mëngjesit të sotëm.

Sipas burimeve dyshohet se 50 vjeçari Hilë Simoni përpara se ta godiste dhe ta vendoste nën rrotat e makinës, e ka rrahur 54 vjeçaren Katrina Hila dhe pas dhunës fizike e ka zënë me makinën e tij.

Pas kësaj ngjarje ka mbërritur policia duke bërë të mundur fillimisht nxjerrjen nga poshtë makinës të Katrina Hilës dhe më pas arrestimin e 50 vjeçarit Hilë Simoni.

Si ka ndodhur ngjarja

Gruaja po shkonte në kishën e fshatit në mëngjes kur papritur komshiu i saj dyshohet se i ka dalë para e ka rrahur dhe më pas e ka vënë nën gomat e makinës. Sipas burimeve nga vendngjarja Katrina Hila dhe Hilë Simoni i kanë banesat shumë afër në lagjen Kërtollaj të njësisë Guri Zi. Po sipas të njëjtave burime palët kanë një konflikt të mëparshëm mes tyre. Bashkëshorti i Katrina Hilës dhe Hilë Simoni janë ngatërruar edhe më përpara, konflikt i cili ka vijuar deri më tani.

54 vjeçarja ka treguar ngjarjen e rëndë për policinë se fillimisht Hilë Simoni e ka goditur dhe më pas e ka zënë me makinë. 50 vjeçari ka bërë një deklarim të kundërt duke thënë se ka qenë 54 vjeçarja Katrina Hila që i ka dalë para me një levë hekuri për ta vrarë dhe në atë moment nga frika e kam zënë me makinë.

Policia vijon hetimin për zbardhjen e plotë të këtij konflikti mes komshinjve që për pak u kthye në një tragjedi të rëndë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here