E rëndë në Shkodër/ Policia ‘ngrihet në këmbë’, i vë tabelën para të riut, por ajo që bën ai i a.larmoi…

Një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës, pasi pas një kontrolli në automjet, shtetasit F.G., i është gjetur një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, si rezultat i kontrolleve të befasishme të zhvilluara nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi F. G., 34 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër.

Gjatë patrullimit në lagjen “Liria”, Shkodër, shërbimet e Policisë pasi kanë konstatuar një automjet që kryente lëvizje të dyshimta, janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit dhe bllokimin e automjetit.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *