Një burrë është gjetur i pajetë në fushën pranë “Qytetit të Studentit” në Tiranë.

Burime për mediat bëjnë me dije se ai është konstatuar nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë njoftuar policinë menjëherë.

Grupi hetimor mbërriti në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e kësaj çështje.

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i humbjes së jetes së qytetarit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Mjekësia ligjore do ta përcaktojë, por deri më tani dyshohet për shkak të një arresti kardiak. Temperaturat e larta mund të kenë ndikuar gjithashtu.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 23.06.2021, në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 45 vjeç.

Nga kqyrja paraprake dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here