Një 30-vjeçar është gjendur i pajetë ditën e djeshme në rrugën “Benjamin Kruta” në kryeqytet.
Sipas policisë dyshohet se i riu ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
“Më datë 19.03.2021, në rrugën “Benjamin Kruta”, në rrugë, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, në pamje të parë nuk ka shenja sipërfaqësore. Pritet akti i ekspertimit të mjeko ligjorit për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale, si dhe po punohet për saktësimin e gjeneraliteteve.”
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
.