E rëndë në Vlorë



Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Levan – Vlorë.

4 persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar.

Një familje që udhëtonte me një mjet tip Toyota është shuar e gjitha, dy bashkëshortët dhe dy fëmijët e tyre kanë ndërruar jetë. Ata kanë qenë duke udhëtuar me drejtim Vlorën, kur një mjet tip Audi i zi, me shpejtësi “skëterrë” i ka marrë përpara.

Një prej bashkëshortëve që ndodhej në mjetin tip Toyota, është transportuar në spital bashkë me vajzën e mitur por, fatkeqësisht, të dy kanë ndërruar jetë. Ndërkohë, dy anëtarët e tjerë të familjes kanë ndërruar jetë në vendngjarje.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *