Nënkoloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, S.H., është vetëvr.arë ditën e sotme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitroviës, Avni Zahiti, tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 11:20.

“Sot rreth orës 11:20, policia ka marrë informacionin se në një zonë malore ne fshatin Zjaqë të Mitrovicës, një person ishte vetë pla.gosur me armë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”, tha ai.

Zahiti tha së në vendin e ngjarjes është gjetur edhe arma.

“Në vendin e ngjarjes i plagosur nga arma është hasë viktima S.H., 48 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar me e.mergjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, më pas është dërguar për tretman në QKUK. Në cilësi të provave materiale janë gjete dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë dhe një gëzhojë. Ndërsa rreth orës 15:00, nga QKUK është raportuar se viktima S.H., ka vde.kur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i vi.ktimës është dërguar për obduksion në IML”, shtoi ai.

Ndryshe, rasti është iniciuar dhe po hetohet si vd.ekje e dyshimtë.

 


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here