Në klinikën e Pediatrisë në Prishtinë është rrëzuar një fëmijë i cili ka pësuar lëndime trupore. Burimet e Indeks kanë thënë se gjendja e fëmijës është e rëndë mirëpo mjekët po bëjnë përpjekje për t’ia shpëtuar jetën.

Rasti sapo ka ndodhur ndërsa në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës të cilat po merren me rastin.

Nuk dihet mosha e fëmijës deri në këto momente.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here