E rëndë, shkoi të bënte solarium, ndërron jetë gruaja –

Një grua është gjetur pa shenja jete sot në një shtrat solariumi në Austri. Gruaja 50 vjeçare nga Burgeland raportohet të jetë gjetur pa shenja jete nga dikush tjetër që sapo kishte hyrë në këtë vend.

Nga autoritetet shtetërore tashmë është urdhëruar që të bëhet një autopsi për viktimën, në mënyrë që të dihet shkaku që çoi deri në vdekjen e saj.

“Kur gruaja nuk po merrte përgjigje nga klientja dhe po trokiste vazhdimisht por pa përgjigje, ajo hapi derën me një monedhë dhe menjëherë filloi alarmi”, thuhet në raportim.

Poashtu u theksua se gruaja ishte tërësisht e palëvizshme në shtratin e solariumit derisa shërbimet e emergjencës filluan menjëherë masat e ringjalljes, por pa sukses.

Me këtë rast mjeku konfirmoi edhe vdekjen e 50-vjeçares.

Sipas të dhënave të para nuk raportohet për ndonjë neglizhencës nga ana e drejtuesve të lokalit të solariumit.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *