E rëndësishme për të gjithë shoferët, ndryshimi i madh që pritet pas 1 korrikut

Nga data 1 korrik, çdo drejtues mjeti që do të pajiset me siguracionin e ri, bashkangjitur do të marrë nga kompania e sigurimit edhe formular europian të aksid enteve.

Për vlerat e dëmit deri në 30 mijë lekë, shoferët do të duhet të arrjnë një dakordësi mes palëve, duke shmnagur policinë. Në një intervistë për “E-ZONE” në “Vizion Plus”, me gazetaren Rajmonda Lajthia, Lyela Rama, Drejtore e Sigurimeve në AMF jep disa detaje që duhe t’i keni në konsideratë.

“Kujdes kur të plotësoni formularin, ai nuk do të jetë me gabime, pasi nuk do të njihet. Në të janë të specifikuara të gjitha të dhënat e nevojshme të aksidentetit, i cili duhet shoqëruar edhe me foto për t’ju paraqitur kompanisë së sigurimit. Kjo e fundit do ta trajtojë këtë praktikë brenda dy javëve.”

Por kur do jetë e nevojshme prania e Policisë së Shtetit?

“Në rast se palët kanë një pretendim për një vlerë më të madhe se 30 mijë lekë, atëherë në vendngjarje do të thirret policia. Nga ana tjetër, nëse gjatë aksidentit do të ketë të plagosur, sërisht policia do të jetë e domosdoshme të vijë në vendngjarje.”

AMF synon që me këtë praktikë të lehtësojë procedurat për gati 40% të aksidenteve, që rezultojnë të jenë më vlerë dëmi deri në 30 mijë lekë gjatë një viti.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *