Një 44-vjeçare nga Kosova ka ndërruar je.të në Zvicër, rreth një javë pas qëndrimit në kujdes intensiv për shkak të dhun.ës fiz.ike nga partneri i saj.

Autori i dyshuar i kri.mit është një 46-vjeçar, i identifikuar me inicialet N.B. Për këtë ngjarje vijojnë hetimet, ndërsa burri nuk ka rekord pe.nal në lidhje me dhu.nën në familje, shkruan media zvicerane “20 min”.

Sipas policisë, pak para mesnatës të së premtes, një prej fëmijëve telefonoi urgj.encën, të cilët gjetën gruan e paj.etë në shtrat.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gruaja nuk ia doli t’i mbijetonte pl.agëve të rë.nda. Sapo mbërriti policia, burri nuk bëri rezistencë dhe pranoi të arre.stohej.

Sipas një kushëriri të autorit të dyshuar, e gjithë familja në Kosovë është në shok. Vik.tima dhe autori ishin prindër të tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë. Ndërsa të afërmit e tjerë thonë se nuk kishin biseduar asnjëherë për probleme në martesë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here