Një person përfundoi në prangat e policisë së Fierit, për dhunë në familje.

Ai u denoncua nga bashkëshortja, e cila nuk ka duruar dot më dhunën e ushtruar nga partneri dhe i është drejtuar Komisariatit të Policisë për ndihmë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases Dh. M., 34 vjeçe”, njoftoi policia.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here