Vajza 11-vjecare e gjyqtares Enkeleida Hoxha kishte shkuar sot me gjyshin ne gjykate, per nenen e saj,.
Duke folur per mediat, vajza tha se mamaja e saj nuk është siç paraqitet në media, madje sipas saj ajo nuk ka as makinë as shtëpi.
“Ka 16 vjet në Krujë, media po i dëmton imazhin, nuk është mami im siç thotë media, nuk ka në pronësi asnjë makinë e shtëpi. Media po i dëmton imazhin. Do marrim pjesë në seancën e mamit dhe do dëgjojmë masën e sigurisë së saj, mami është shumë e ndershme dhe e pastër, ka pasur një arsye të fortë për t’i liruar ato. Mund të jetë detyruar për të liruar kriminelët. Po, ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët. Mami nuk më ka shprehur shqetësimin, por me sa kam dëgjuar, kam arritur në konkluzionin se ka qenë e detyruar”, tha vajza e gjyqtares së arrestuar.