E shkuara e dhimbshme e “Komunikativit”/ Humbi të fejuarën në tragjedinë e Gërdecit, u gjet pas 19 ditësh

0
20

This post has already been read 17 times!

Ai njihet sot si “Komunikativi” pasi u bë viral me një video që qarkulloi në rrjetet sociale, por pak vetë e dinë të shkuarën jo të lehtë të Shkëlqim Prinit.

I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” ai rrëfeu historinë  kur mori lajmin se e fejuara e tij kishte humbur jetën në ngjarjen e Gërdecit.

“Pata fatin për të shkuar në Zvicër për një kurim më të specializuar sepse dhe mamin e kisha në gjendje kritike. Po të ishte këtu ndoshta mami nuk do të ishte gjallë.

Por në Zvicër, kur shoqëroja mamanë, aty mora vesh dhe lajmin e hidhur për të fejuarën. Është gjetur pas 19 ditësh, e parafundit.

Pas 20 ditësh kërkime për të mbijetuar, e fejuara ime është gjetur e parafundit. Nuk kishte guxim askush të ma jepte lajmin, por ma dha babai im.” – shpreh Shkëlqimi.

Jeta u bë shumë e errët për Prinin pas humbjes së personit të zemrës, sa për të nuk kishte më dritë në fund të tunelit po të vazhdonte në Shqipëri.

Prini tregon se si nisi sakrifica e madhe e tija për të lënë vendit e lindjes, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.

“Ku do të jetoj unë këtu, si do të jetoj unë këtu. Pasi personi që kisha në krah, nuk ishte më.

Çdo gjë ishte shkatërruar plotësisht. Nuk zgjati shumë, një javë pasi mora guximin, kisha sjellë një biçikletë nga Zvicra dhe me atë vendosa të largohesha nga Shqipëria.

Nuk doja t’ja dija se ku do të shkoja. Arrita në Kroaci pas 5 ditësh udhëtim me biçikletë. Aty më kapi policia dhe më kthyen.”

Por duket se jeta tashmë i ka buzëqeshur Shkëlqimit, i cili gëzon familjen e tij të madhe, 3 vajzat dhe bashkëshorten. Ai tashmë është bërë viral në rrjetet sociale falë karakterit të tij komik.

Mjaftoi një video e tij live në Instagram për t’u bërë viral kërkesa e tij për një menazher me aftësi “komunikative” sikundër shpreh ai.

“Riaktivizova Instagramin dhe fillova të reklamoj punën time. Para një muaji ndodh kjo pjesa e ‘komunikatives’. Kjo ndodhi sepse po kërkoja një menaxher faqeje, dola live në Instagram.

Ishte komplet spontane, nuk prisja ta thoja siç e thashë edhe vetë. Madje dhe tani nuk e them dot ashtu siç e kam thënë aty”, përfundoi Shkëlqimi.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here