Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Tiranë në zonën e 21 Dhjetorit ku një vajzë teksa po kalonte rrugën është përplasur nga një automjet.

Sikurse duket dhe nga pamjet e mëposhtme, vajza e shtrirë në rrugë dhe e mbuluar nga gjaku është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bëhet me dije se autori ka qëndruar në vendngjarje pas aksidentit dhe më pas policia ka bërë shoqërimin e tij në Komisariat prej ku do të bëhetr dhe zbardhja e plotë e rrethanave të aksidentit.

Deri më tani nuk është bërë identifikimi i vajzës së plagosur dhe as i autorit.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here