E s’kualifikuan nga listat e PD-së, Salianji reagon me tubim në Korçë


KORCE

Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave për deputetë në Partinë Demokratike e përjashtoi Ervin Salianjin nga lista me emrat që i janë propozuar Kryesisë, por ish-deputeti duket se ka treguar “forcën” pasi ka zhvilluar një takim me bazën në Korçë.

Në një sallë të tejmbushur, Salianji falënderon demokratët për mbështetjen dhe kontributin në aksionet opozitare. Ai thotë se nuk do të tërhiqet, por do të vijojë aksionin që PD-ja të vijë në pushtet në 25 prill të vitit të ardhshëm.

“Nga Korça ju falënderoj me mirënjohje për kontributin, mbështetjen dhe të gjitha sakrificat që keni bërë. Në 25 prill do të fitojmë me PD-në për të sjellë ndryshimin e shumëpritur.

Nuk tërhiqemi.  Në 25 Prill ne do të sjellim ndryshimin! Të gjithë bashkë me fitoren e thellë të Partisë Demokratike” shprehet ai.

The post E s’kualifikuan nga listat e PD-së, Salianji reagon me tubim në Korçë appeared first on Roba Da Albanesi.