Një ngjarje e tme.rrshme ka ndodhur në shtëpinë e Loredanës dhe Mozzik në Barcelonë, teksa reperja ka zbuluar se janë grabitur ndërkohë që ishin në gjumë. Artistja 25 vjeçare ka treguar përmes një statusi në InstaStory se 10 burra të armatosur kanë hyrë në vilën e tyre dhe kanë vjedhur para, hard drive të kameramanit, por edhe një send shumë personal. Loredana ka rrëfyer se kur hajdutët kanë hyrë brenda, të gjithë kanë qenë në shtëpi. Fatmirësisht familjarët dhe skuadra e saj janë mirë, pavarësisht shokut që kanë përjetuar. Reperja më pas ka publikuar në rrjetin sociale edhe pamje të grabitësve që hyjnë brenda në oborrin e shtëpisë e lëvizin lirshëm brenda saj.

“10 burra hynë në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund ta besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal të timin që ma vodhën. Falë Zotit, familjes dhe skuadrës time nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë hard drive e kamermanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falenderues për gjërat që ke. Ne ishim në shtëpi…”, shkruan Loredana. /News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here