Dalin pamjet nga kamera e sigurisë që kanë fiksuar atentatin që iu bë disa netë më parë 38-vjeçarit Edison Begaj në Kaninë të Vlorës.

Ai u plagos me armë zjarri në hyrje të banesës së tij ku autori e ka qëlluar me katër plumba në këmbë.

Mësohet se personi që e ka plagosur 38-vjeçarin, ka qenë i veshur me rroba të ngjashme si ato të policisë.

Në një moment, kur Edison Begaj ka qenë pranë banesës, ai ka ndalur makinën dhe ka zbritur prej saj, ndërsa brenda mjetit qëndrojne në sediljen e pasagjerit djemte e tij te mitur.

Pas disa çastesh, nga pas makinës shfaqet një person që i afrohet Begajt.

Pasi duket se shkëmbejnë disa fjalë, autori i maskuar nxjerr armën dhe qëllon Begajn.

Edison Begaj rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është subjekt i OFL. 38-vjeçari rezulton të jetë dënuar më herët për trafik droge dhe armësh.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here