Një ngjarje e rëndë u shënua pak momente më herë në aksin rrugor Mamurras-Thumanë. Bëhet me dije se 2 automjete janë përplasur në afërsi të lagjes Demokracia, dhe për pasojë drejtuesit e mjeteve janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Për shkak të përplasjes që ka qenë shumë e fortë, njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanal, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Nuk dihen ende identitetet e personave që kanë mbetur të plagosur.

 

 


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here