Qemal Bici 56-vjeç masakroi me sëpatë bashkëshorten  e tij, Menturie Bici 53-vjeçe.

Autori i kri.mit dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte  me një mësues, i cili dikur kishte punuar si drejtor shkolle në fshatin Dragostujë.

Më pas, arsimtari u transferua në një shkollë tjetër të Librazhdit, si mësues i thjeshtë.

Pavarësisht transferimit, konfliktet midis çiftit kishin vazhduar, pasi burri dyshonte se bashkëshortja e vazhdonte lidhjen me arsimtarin, konflikt i cili kulmoi  pasditen e së hënës që përfundoi me vdekjen e të dyve.

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur në banesën e çiftit para aktit tra.gjik të vrasjes, pasi ata kanë qenë të vetëm në shtëpi dhe me ardhjen e djalit të tyre 20-vjeçar në banesë, gjithçka kishte përfunduar.

I riu i ka gjetur nënën të masakruar në shtëpi dhe më pas babanë të  varur në pemë, të dy pa shenja jete. Pas kësaj, edhe banorët e lagjes janë grumbulluar në shtëpinë e viktimave.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here