Në ditën e dytë të funksionimit pavioni Covid në Durrës është mbushur.
Burimet brenda spitalit i kanë konfirmuar se në ambientet e spitalit po marrin shërbim vetëm pacientët që kanë nevojë për oksigjen.
Ndër të tjera mësohet se fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë është i lartë dhe nëse do të vijojë me këto ritme infektimesh do të shikohet mundësia e zgjerimit edhe në ambiente të tjera, siç është ambienti i ri tek godina e Pediatrisë.