E trishtë/ Ndahet nga jeta një figurë e njohur shqiptare, humbi be tejën me sëmundjen e rëndë

0
14





Inxhinieri i njohur shqiptar, Ismail Beka është ndarë nga jeta këtë të martë pas një be teje të gjatë me sëmundjen e rëndë me të cilën luf tonte prej vitesh.

Lajmin e bëjnë të ditur miqtë e tij në rrjetet sociale, që shprehin dhimbjen e pamasë sapo kanë dëgjuar për lajmin e trishtë, që me mesazhet e tyre ndaj hidhërimin për këtë humbje.

Jetën e tij ai ia përkushtoi turizmit dhe mbante postin e zv.drejtorit në Fondacionin gjerman GTZ.

Ekspertiza e tij ka qenë e vlefshme për shumë e shumë shqiptarë, që e kanë pritur në shtëpitë e bujtinat e tyre, ndërsa Ismali me pasion, i ndihmonte të thithnin sa më shumë projekte për të zhvilluar turizmin.

Në Alpet shqiptare njihet më shumë, por firma e tij është në pjesën më të madhe të projekteve të GTZ në Shqipëri.

“Linde në djepin e Turizmit, u rrite bashkë me turizmin, dhe na lë trashëgimi një Iliade Turizmi
Qofsh mirë me zotin miku im Ismail”, shkruan një nga ndjekësit.

Ndërsa një tjetër komentues shkruan: Sot mësova se u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, në moshen 66 vjeç, Ismail Beka. Ndonerse kishim profesione tre ndryshme, na bashkoi puna në bujqësi. Me të kemi bashkëpunuar që në 1994 dhe mesazhin e fundit e këmbyem para një jave ndërsa lëngonte.

Me të humbet një nga koleget që kontribuan me mendimet dhe punën në ecuriene e bujqësisë veçanërisht si pjese e donatorëve të rëndësishëm në bujqësi dhe zhvillimin ekonomik ne teresi. I qoftë dheu i lehtë!!”.

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here