E trishtë, shuhet këngëtari i njohur –

Këngëtari i njohur, John Davis, i cili ishte pjesë e grupit të famshëm “Milli Vanilli:, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e Covid-19.

Davis interpretoi “Girl You Know It’s True” të albumit të vitit 1989, ndërsa së bashku me Fabrice Morvan dhe Rob Pilatus, grupi shiti më shumë se 30 milionë kopje.

Vajza e Davis, foli për vdekjen e të atit, ku kërkoi dhe një ‘duartrokitje të fundit’, në nder të tij.

“Ai bëri shumë njerëz të lumtur me të qeshurën e tij, me shpirtin e tij të lumtur, dashurinë dhe veçanërisht përmes muzikës së tij.”- shkroi ajo në “Facebook”.

Lindur në Karolinën e Jugut, Davis u transferua në Gjermani dhe vokali i tij, u bë i njohur në të gjithë botën si pjesëtar i “Milli Vanilli”. Më pas ai performoi së bashku me Morvan si pjesë e projektit të tyre “Face Meets Voice”.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *