Biznesmet qe duam/ Ky është restoranti në Shqipëri që sot shërbeu falas. Klientët në vend të faturës morën këtë mesazh

0
91

 




Një gjest i veçantë është bërë sot në një nga restorantet e njohur në Shqipëri, i cili ka vendosur që t’i shërbejë falas kosovarët me rastin 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në vend të faturës, kosovarët kanë pranuar nga një mesazh falënderimi, nga Mrizi i Zanave.

“I nderuar mik, turizmi shqiptar në këtë kohë të vështirë u mbajt gjallë edhe falë shqiptarëve të Kosovës. Meqë është ditë e veçantë sot ti s’ke me pagu”, thuhet në mesazhin që pranuan kosovarët.

Ndryshe, 13 vjetori i pavarësisë sot në Kosovë u shënua me disa aktivitete.

 





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here