E zbulon Rama, kush janë disa nga personalitet do bëjnë vaksinën të dielën

0
14





Me deklaratën e tij se nga e diela do të nisë vaksinimi i personaliteteve shqiptare, kreu i qeverisë Edi Rama ka ndezur një debat të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale dhe jo vetëm, dhe me kalimin e ditëve kanë dalë dhe emrat e parë që do të marrin dozën e Pfizer.

I pari që pranoi se do të marrë vaksinën të dielën ishte ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili tha se për moshën e tij, çdo virus mund të jetë si shkak që të marrë jetën.

”Po, më knë njoftuar, duhet të paraqitem ditën e diel në orën 09:30 për të bërë vaksinën te stadiumi “Air Albania’. Duket se kanë vendosur drejt, pasi mosha jonë, sikur thotë populli një “saçme kërkon”. Është moshë që e përballon me vështirësi një sëmundje të tillë. Mendoj që është vendim i drejtë”, u shpreh dje Moisiu.

Ndërkohë që të tjerë emra u bënë të ditur sot nga kryeministri Edi Rama, i cili për tiu përgjigjur kritikave, tha se kush guxonte që të linte të fundit për të bërë vaksinën Reshat Arbanën dhe Tinka Kurtin, duke lënë të kuptohet se ata janë dy prej personaliteteve të përzgjedhur.

Personat e tjerë që do të bëjnë vaksinën janë Margarita Xhepa e Dhimitër Anagnosti, ndërkohë që për të tjerë emra duket se do të na duhet të presim ditën e dielë.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here