Edhe pas tragjedisë, Velipoja sërish në rrezik për përplasje të reja, biznesmeni bën denoncimin e radhës –





U premtua se do te kishte zgjidhje me riaplikimet e madje zotimin se situata do te ndryshoje e beri vete ministri i turizmit Blendi Klosi. Por edhe pse kane ikur 10 ditet e para te muajit korrik, situata me hapesirat publike dhe ndarjen e tyre per shfrytezim nga biznesi vijon te jete kaotike ne plazhin e Velipojes.

Bizneset kane riaplikuar por zgjidhja nuk ka ardhur, por perkundrazi biznesi vijon te jete ne konflikt me njeri tjetrin dhe gati per tu shenuar nje tjeter perplasje si ajo qe shkaktoi bilanc tra.gjik pak jave me pare. Me dhjetra denoncime kane mberritur ne redaksine e Shkodranews ku kerkohet qe te vihet dore pasi tallja qe po ben publikisht ministria e turizmit dhe titullari Klosi rrezikon ti shkapese serish me njeri tjetrin.

“Une qe po ju shkruaj jam nje biznesmen ne plazhin e Velipojes qe prej vitesh shfrytezoj hapesiren publike, ndersa kam paralelisht hotelin ne kete zone. Na u tha te riaplikojme dhe une e kryva proceduren ne e-albania prej disa ditesh, por serish sistemi ka refuzuar kerkesen duke mos dhene asnje pergjigje. Hapesira qe une pretendoj te shfrytezoj sot eshte e zene nga dikush tjeter dhe asnje drejtim nuk na eshte dhene.

Theksoj qe pagesen e kam bere dhe jane plot 4 milion leke qe kam derdhur ne arken e shtetit, por ky i fundit as qe do tja dije. Lutemi bejeni publik shqetesimin tim sepse tani ska mbetur asgje tjeter vecse te nisim sherrin mes vetes per te marre ate qe na takon. Sezoni po mbaron, ska mbetur me shume se 1 muaj e gjysem, pasi ne shtator mbyllet cdo gje. Tallja qe po bejne eshte e rende dhe me kosto per ne”, perfundon denoncimin e tij nje subjekt ne kete plazh.

Aktualisht ne Velipoje numri i kontratave te lidhura eshte me pak se gjysma e atyre qe kane aplikuar ndersa aksioni i policise u mbyll me dy dite dalje ne territor dhe asgje me shume. /ShkodraNews




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *