“Edhe përpara policisë ai ka….”. kr.im i paralajmëruar? Dëshmia që hedh dritë mbi tragjedinë e tmerrshme, djali ulërinte….

Tragjedia e rëndë që tronditi Librazhdin disa ditë më parë ishte paralajmëruar dhe më herët. Kështu ka deklaruar ish-kryeplaku i fshatit Dragostunjë.

Ish-kryeplaku i fshatit, ka deklaruar se 56-vjeçari Qemal Bici e ka kërcënuar me vr.asje bashkëshorten e tij edhe në ambientet e Komisariatit lokal të Policisë.

“Unë i njoh shumë mirë si familje. Nëna e saj shpesh herë më ka thënë se bashkëshorti ushtronte dhunë fizike ndaj vajzës së saj, por që nuk ka gjetur mbështetje. Ekzekutori në komisariat ka deklaruar se do e vrasë bashkëshorten dhe nuk është marrë asnjë masë. Ai ka kryer një kr.im makabër dhe shteti nuk ka reaguar”, ka deklaruar ai.

Ish-kryeplaku Bujar Kojku, thotë gjithashtu se dhuna midis çiftit ishte prezente vite më parë të paktën nga 2011-ta e më pas, ndërsa shton se shqetësimet ia kishte shprehur nëna e viktimës.

“Nëna e viktimës nga 2011-ta deri në 2016-ën kur isha kryeplak, vazhdimisht më njoftonte se kishte probleme dhe ka denoncuar në Polici, por nuk ka pasur mbështetje. Policia e merrte në pyetje dhe më pas lihej i lirë. Tashmë është e dukshme se pasojat janë të hershme.

Nisur nga gangrena që ka vuajtja ka pasur në Dragostunjë dhe duke parë se fshati i saj ishte një fshat armiqësor me të ku nuk gjeti mbështetje dhe as nga mungesa e marrjes së masës nga Policia kemi sot dy viktima. Nuk ka ku të shkojë më keq familja shqiptare, duke u goditur familja goditet dhe shoqëria, në horizont nuk duken ditë më të mira, por më të këqija”, tha më Tej ai.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *