Mjekët e Spitalit të Traumës kanë dalë ditën e sotme në protestë për arrestimin e dy kolegëve të tyre Ervin Sulaj dhe Serdi Memimi të cilët akuzohen se kanë marrë rryshfet nga familjarët e njëri prej të plagosurve në masakrën e Velipojës, për operim.

Mjekët shprehen se arrestimi i tyre është i padrejtë, duke e cilësuar shkelje të integritetit për bluzat e bardha masën e sigurisë “arrest me burg”, deri në përfundimin e plotë të hetimit.

“Sindikatat e punonjësve të shërbimit shëndetësor. Sindikata distancohet nga çdo lloj abuzimi por nuk mund të lejojë që këto bluza të bardha që shpëtojnë jetët e njerëzve duke i trajtuar njësoj si të bardhë e të zinj apo edhe kriminelët. Sindikata nuk e sheh të drejtë ndalimin e një mjeku që nuk paraqet rrezik.

Ligji parashikon se ndalimi bëhet kur vepra penale është në kryerje e sipër dhe masa e arrestit me burg vendoset kur individi është i një rrezikshmërie të lartë, tenton të manipulojë provat ose synon të largohet. Për këto arsye ndalimi i mjekëve është abuziv në kundërshtim me ligjin dhe shkelje e integritetit për punonjësit shëndetësore. Kërkojmë ndalimin e këtyre abuzimeve. Pas ditës së sotme do shqyrtojmë situatën në vazhdim. Do mblidhemi do diskutojmë me kolegët”, tha një nga mjekët.

Ndërsa një tjetër mjek, u shpreh se problem në Shqipëri është sistemi duke kujtuar edhe një deklaratë të kryeministrit Edi Rama. Ai theksoi se duhet autonomi spitalore.

“Mjek prej 30 vitesh. Nuk dua t’i heq asgjë prononcimit të kolegut. Kryeministri para disa vitesh ka thënë se problem në Shqipëri për korrupsioni është sistemi dhe jo individi. Ai ka thënë se edhe nëse sjellim një gjerman këtu ai do të arrestohet. U arrestuan ata, a u zgjidh problemi?! A vazhdon të jepet sot sërish bakshish?! Sigurisht që po. Kryeministri ka premtuar autonomi spitalore. Ne presim. Duhet autonimi spitalore. Kanë dhënë njerëzit bakshish dhe vazhdojnë të japin. Problem është sistemi”




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here