Lei Kraja është një ndër vajzat më të bukura të ekranit dhe gjithmonë është në vëmendjen e ndjekësve të saj. E çiltër, shumë sportive dhe pa komplekse, Lei i përdor platformat sociale për të qenë pranë fansave dhe për t’ju përgjigjur pyetjeve të tyre, siç ka bërë së fundmi. Moderatorja ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instragm ku mes të tjerave dikush e ka pyetur për planet për tu bërë nënë. “Kur do shohim 1 Lea ose Lei të vogël kaq të bukur sa ti?” -i shkruan dikush. Këtë pyetje ajo nuk e ka lënë pa një përgjigje, duke treguar se nuk e ka në planet e afërta për tu bërë nënë. “Sa kam qeshur me këtë. Është akoma herët të shohësh një Lea ose Lei të bukur. Edhe dy tre vite maksimumi”- shprehet ajo.

Vlen të theksohet se nuk dihet shumë për jetën personale të Leit e cila ka preferuar që të jetë hermetike. Pak muaj më parë ajo tregoi se është single, megjithatë nuk e dimë nëse ka ndryshuar ndonjë gjë këto kohë. Sakaq, disa javë më parë u tha se Lei ka vendosur që të bëhet pjesë e “Euronews”. Deri më tani nuk dihet asnjë detaj më tepër mbi punën që do të bëjë moderatorja në ekranin e ri dhe pse ka vendosur ta lërë përfundimisht “Supersportin”. (KLIKO)

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here