Kryeministri Edi Rama ka sul muar LSI-në, duke u shprehur se ata e varin rezultatin e tyre te shit-blerja e votës.

”Sa më shumë të zvogëlohet LSI-ja aq më shumë zvogëlohet shit-blerja e votës”, u shpreh Rama, teksa shtoi se PS dhe PD nuk e kanë bazuar asnjëherë rezultatin e tyre te kjo metodë.

Sipas tij, sondazhet tregojnë se LSI ka shkuar në atë zonë sa është kthyer vetëm në një zhurmë statistikore.

“Është një fenmomen që shkon duke u zvogëluar nga zgejdhja në zgjedhje. Sa më shumë të zvogëlohet LSI-ja aq më shumë zvogëlohet shit-blerja e votës.
Partitë e mëdha, në këtë rast edhe PD, nuk e bazojnë asnjëherë te shit-blerja rezultatin e tyre dhe fatmirësisht po bëhen sondazhe dhe aty nuk del asgjë tjetër përveçse sentimentit që ka populli. Ato janë pak a shumë rezultatet e partive të mëdha. Pikëpyetje e madhe është LSI që ka shkuar në atë zonë që është vetëm një zhurmë statistikore”, tha Rama.

.






Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here