Një automjet që drejtohej nga një punonjës policie është përplasur sot me një biçikletë, në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta”. Polici me iniciale P.N ka goditur 55-vjeçarin me iniciale A.G. që po lëvizte me biçikletë.

55-vjeçari është dërguar në spital, ndërsa grupi hetimor p[o punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën “Myslym Keta” mjeti me drejtues shtetasin P. N. (punonjës policie) pjesë e grupit të kontrollit të territorit, është përplasur me një biçiklist me iniciale A. G., rreth 55 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here