Një 62 vjeçar nga Lezha me detyrë efektiv pranë uniformave blu në këtë qytet është vënë sot pas hekurave pasi ka marrë në shtëpi një 13 vjeçare dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të.

Burri i njohur si Kol Kola, e ka parë vajzën e vogël në rrugë dhe i ka thënë se duhet ta shoqëronte në polici.

Vajza duke mos qenë e shoqëruar me njeri tjetër dhe duke parë burrin me uniformë e ka ndjekur urdhërin e tij.

Por efektivi nuk e ka çuar në komisariatin e Policisë. Ai e ka dërguar në banesën e tij dhe aty ka nisur ta ngacmojë.

Me forcë, 13-vjeçarja ka kundershtuar veprimet e efektivit dhe ka arritur t’i shpëtojë nga duart 62-vjeçarit duke vrapuar e trembur për në banesën e saj. Bashkë me prindërit, e mitura ka ngritur kallëzimin për Kolën, dhe më pas ky i fundit është arrestuar nga SHÇBA-ja.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here