Rubrika “Dear Deidre” e gazetës britanike “The Sun”, sjell rrëfimin e një vajze, e cila nuk po shpëton dot nga ish e dashura e partnerit të saj. “Ish e dashura e partnerit tim mund edhe të shtrihet mes nesh në krevat. Prania e saj shk.atërruese ka depërtuar në jetën tonë.

Unë kam filluar të mendoj se duhet t’i jap fund marrëdhënies vetëm për t’u larguar prej saj.

Që në momentin që mësoi për lidhjen tonë, ajo bëri çdo lloj përpjekjeje për të ndëshkuar partnerin tim, pavarësisht se ishte ajo që i dha fund gjërave mes tyre.

Një muaj pasi kishim nisur të dilnim bashkë, ajo u shpërngul në një shtëpi 2 orë larg tonës dhe refuzoi t’i tregonte partnerit tim se ku kishte shkuar. Ai ishte i dëshpëruar.

Partneri im është 36 vjeç, ndërsa unë jam 34, ndërsa fëmijët e tij janë 8 dhe 6 vjeç.

Ai është ndjerë shumë keq kur ish e dashura i thoshte fëmijëve se babai ishte shumë i zënë me të dashurën e re prandaj nuk vinte t’i takonte.

Ne kemi qenë bashkë për tre vjet, por asgjë nuk është përmirësuar. Ajo nuk i çon fëmijët as tek dentisti apo okulisti. I lejon të hanë shumë ushqime me sheqer dhe higjiena në shtëpinë e tyre lë shumë për të dëshiruar.

Në vend që të na falënderonte për zgjidhjen, ajo u çmend. Ndihem sikur kam kaluar një javë të shkëlqyeshme kur ajo nuk më bërtet në telefon.

Kohët e fundit, ka nisur procedurat e divorcit mbrapsht duke mos iu përgjigjur avokatëve, gjë që po rrit shpenzimet e partnerit tim.

Tani kemi një datë gjyqësore, por ajo refuzon të konfirmojë se është në dijeni të kësaj. Dhe nuk i përgjigjet as kushteve financiare.

Ka filluar të më dërgojë mesazhe negative, por nuk dua të bëj asgjë të gabuar gjatë kohës që procesi gjyqësor për divorcin vazhdon.

Nga njëra anë dua t’i bëj bllok kudo dhe të largohem nga kjo situatë e t,merrshme. Por e dua partnerin tim dhe nuk dua ta braktis atë”.

Ndërkohë, “Dear Deidre” në lidhje me këtë situatë thotë:

“Mos u largoni. Kjo do t’i jepte asaj saktësisht atë që dëshiron. Ish e dashura e partnerit tuaj po vepron kështu, sepse ju të dy keni rënë në dashuri. Ajo nuk mund ta pranojë këtë.

Por dëmtimi psikologjik dhe efektet afatgjata të sjelljes së saj mbi fëmijët do të jenë të dëmshme nëse vazhdojnë.

Ju duhet të kërkoni ndihmë se si të komunikoni me të dhe duhet të përcaktoni disa kufij të qartë. Bllokimi i mesazheve do të ishte një fillim i mirë”.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here