Ekskluziv/ Bashkia Shkodër nxjerr në shitje aksionet e klubit të futbollit Vllaznia në masën 100%

0
21




Merr formë zyrtare, bashkia Shkoder nxjerr në shitje aksionet e klubit të futbollit Vllaznia në masën 100%. Shkodranews ka zbardhur dokumentin në të cilin është përcaktuar edhe data e ankandit, që do të jetë 9 Marsi i 2021-shit.

Në të thuhet se: Klubi i futbollit Vllaznia sh.a, është shoqëri e organizuar në formën e shoqërisë aksionare, e krijuar në vitin 2011, ku aksionet zotërohen 100% nga Bashkia Shkodër. Në mënyrë më të zgjeruar objekti i shitjes përshkruhet në Shtojcën 10, Specifikimet teknike.

Vlera fillestare me të cilën çelet ky ankand, është në shumën 50,794,000 (pesëdhjetë milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e katër mijë) lekë. Vendimi për çeljen e tij ashtu siç ishte paralajmëruar prej kohësh nga shkodraneës, bëhet në kulmin e fushatës elektorale dhe plot 1 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit 2021.

Siç duket Voltana Ademi i ka përcaktuar mirë të gjitha lëvizjet dhe në këtë mënyrë, i jep jetë përmbylljes së këtij proçesi që zvarritet prej vitesh, në një moment delikat siç janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Megjithatë ankandi i thirrur për në datën 9 Mars mund të ketë surpriza, pasi dalja e aksioneve në shitje 100% nuk është bërë ende me specifikimet e tjera, ku një ndër më themeloret është fati i borxheve.

Klubi del në shitje me një vlerë të madhe financiare që i ka detyrim shtetit në tatime, e për këtë pikë Ademi nuk ka saktësuar se cili është roli që merr bashkia, apo do t’ja shesë të gjithat të interesuarit që do ti bashkohet këtij ankandi. E thënë ndryshe, Vllaznia edhe sikur të shitet me vlerën e 507 milionëve, ai që do ta marrë i duhet të shlyejë edhe mbi 1.5 miliard borxhe, që i bie që praktikisht vetëm në këtë pikë, Vllaznia të kushtojë 2 miliardë lekë./ShkodraNews





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here