Ekskluzive/ Nesër nis vaksinimi në Shkodër, detajet

0
23




Pasi vendosi futjen e spitalit rajonal të Shkodres si spital Covid, ku ky institucion do të presë pacientët e prekur nga virusi për ti trajtuar me protokollet e miratuara tashmë, ministria e shëndetësisë të martën do të nisë në Shkoder edhe fushatën e vaksinimit.

Burime për Shkodranews bëjnë të ditur se cdo gjë është gati dhe pallati i sportit do të hapë dyert mëngjesin e së martes për të nisur vaksinimin fillimisht të mjekëve e infermierëve që janë në vijën e parë të përballjes, e më pas sipas kalendarit me pjesën tjetër të popullsisë.

Për të shënuar nisjen e proçesit do të jetë në Shkoder vetë ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryeministri i vendit Edi Rama, sëbashku me mjekët specialistë dhe autoritetet shëndetësore të rajonit të Shkodres. Ende nuk dihet sasia e vaksinave që është vendosur në dispozicionin të kësaj fushate, por për mbrëmjes së të hënës pallati i sportit “Qazim Dervishi” do të ruhet me forca policie dhe në të nuk do të lejohet zhvillimi i asnjë ndeshje deri në përmbylljen e procesit të vaksinimit, që në këtë pikë pritet të zgjasë së paku 1 muaj.

Gjithashtu është mësuar se në spitalin e Shkodres kapacitetet pritëse të Covid janë 90 shtretër, ku aktualisht situata paraqitet problematike pasi shtrimet kanë nisur prej ditësh dhe reanimacioni është i tejmbushur dhe tek infektivi kanë mbetur bosh edhe 10 shtretër. Sa i përket aparaturave të oksigjenit spitali ka vetëm 10 të tilla. /ShkodraNews





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here