Dy nxënëse janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit pasi dyshohet se janë he lmuar në Pogradec.

Njoftimi i policisë: 

Policia rajonale e Korçës, me një njoftim paraprak informon se këtë të shtunë, rreth orës 16:55, në spitalin e Pogradecit, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetaset K. Sh. dhe Xh. S., 13 vjeçe, pjesëtare të një ekspedite mësimore nga Tirana, që dyshohet se mund të jenë helmuar duke drekuar në një lokal në fshatin Tushemisht, Pogradec, të cilat aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here