Ekzekutimi me 30 plumba i Ridvan Ramazanit/ Publikohen pamjet e atentatit ndaj të fortit të Shkodrës

0
12





Gjatë ditës së sotme janë publikuar pamjet nga atentati i ndodhur në nëntor të vitit që sapo lamë pas ku humbi jetën Ridvan Ramazani(Hyseni) i cili u ekzekutua në afërsi të një pike karburanti pranë fshatit Mushan të Shkodrës. OraNews ka publikuar pamjet e atentatit ku, Duel Mehmedaj, zbret nga një “Benz-Mercedes”, ngjyrë të zezë me targë AA 259 BA dhe në duar mban një kallashnikov, ku fillon të qëllojë në drejtim të Ramzanit, i cili ndodhej në timonin e automjetit tip “BMW X5”. Në pamjet filmike por edhe në dëshminë e dhënë në polici nga Milkjor Gjoka, i pari që ka qëlluar me një pistoletë “TT”, ka qenë Ritvan Ramzani dhe më pas ka zbritur nga makina dhe është kundërpërgjigjur me plumba dhe Duel Mehmedaj. Duel Mehmedaj, fillimisht ka hapur zjarr në pozicion ballor, ndërsa menjëherë pozicionohet në pjesën e pasme të shoferit nga ana e majtë, ku në një distancë rreth 1 metër, ka vijuar të qëllojë me breshëri në drejtim të Ridvan Ramazanit, duke e lënë të vdekur në vend. Pas kryerjes së krimit, Mehmedaj shfaqet i qetë dhe kthehet drejt makinës që drejtohej nga vëllai i tij Hydajet Mehmedaj, duke ia bërë me dorë këtij të fundit që të largohet se bashku me shokun e tij, Milkjor Gjoka. Më pas Mehmedaj është larguar në këmbë me kallash në duar, duke hyrë në ambjentet e karburantit dhe kërcënuar dy punonjësit, që të mos tregonin asgjë në polici, për çfarë kishin parë. Edhe pse kanë kaluar muaj nga kjo ngjarje i vetmi i arrestuar është Milkjor Gjoka ndërsa dy vëllezërit Mehmedaj, Dueli dhe Hydajeti janë ende në arrati, dhe besohet se janë larguar për në Mal të Zi.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here