Eli Fara prane Erjon Velise: Kam jetuar në Amerikë, kam parë shumë kryeqytete por Tirana po ua kalon të gjithave

0
558

This post has already been read 554 times!

TIRANE

Në Asamblenë e Partisë Socialiste në njësinë nr.5 në Tiranë ka qenë e pranishme edhe këngëtarja e mirënjohur Eli Fara.

Ajo u shfaq në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa theksoi se ajo që e ka bashkuar me socialistët, është puna e tyre për njerëzit.

Këngëtarja u shpreh se ka jetuar në Amerikë dhe ka shëtitur në shumë vende të botës, por tashmë Tirana po ua kalon të gjithë kryeqyteteve të tjerë, ndërsa të pranishmit i ka përshëndetur edhe me një këngë ‘live’.

“Këtu jam sepse jam për njerëzit që punojnë. Për njerëzit që punojnë edhe në i paç kundërshtarë duhet t’ju thuash faleminderit.  Dua të falenderoj kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erionin, veçanërisht për kontributin që ka dhënë edhe për artistët përveçse Tirana shkëlqen, shndrin. A është Liqeni më i bukur se çka qene?! Shumë, si nata me ditën.

Ky liqen kaq i bukur, kaq i shndritshëm ka bërë që edhe njerëzit kur të dalin të vishen bukur dhe mua më pëlqen që vendi im të jetë i bukur pafund dhe më njerëz të bukur. Amfiteatri që na bën të shkojmë dhe të provojmë atë skenën fantastike e kam provuar, kam performuar atje, kam qenë edhe spektatore në koncerte të tjera dhe bravo, faleminderit përsëri.

Jam korçare por kam jetuar në Amerikë, kam shëtitur shumë vende të botës, kam parë kryeqytete fantastike dhe gjithmonë kur kthehesha thosha: Oh kur do bëhet kjo Tiranë si kryeqytetet e tjera, por po i kalojmë të tjerat.  Ka ndryshuar çdo gjë, rrugët, dhe këtë prisja dhe këtë mendoj që kemi të gjithë në zemër, të krenohemi me vendin tonë sa të bukur e kemi”, theksoi Eli Fara.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here