Emërohet prefekti i ri i Elbasanit, prefekti i mëparshëm u zgjodh deputet

Spiro Maliqi është emëruar Prefekti i ri në qarkun e Elbasanit.

Maliqi, i cili më herët mbante postin e Shefit të Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, do te qëndrojë ne krye të Prefekturës.

Emërimi i tij ka ardhur pas dorëheqjes së Klevis Xhoxhit, i cili u emërua në këtë post në tetor të vitit të kaluar.

Xhoxhi dha dorëheqjen pasi kandidoi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, ku arriti të merrte mandatin në Elbasan, në radhët e Partisë Socialiste me 2536.

Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *