EMRI-FOTO/ Ngjarje e r.ëndë në një piceri, v.ritet një 23-vjeçar, dy të p.lagosur

0
14




Mehmet Kurti 23-vjeçar ka mbetur i v.rarë në një piceri në Mitrovicë. Nga të sh.tënat me ar.më zj.arri janë pla.gosur edhe dy persona. Ndonëse kanë kaluar pesë ditë nga tr.agjedia e ndodhur, autori i vr.asjes ndodhet akoma në arrati.

Për vra.sjen e 23-vjeçarit janë dhënë versione të ndryshme, por asnjëra nga to nuk është konfirmuar nga prokurori i rastit.

Prokurori i rastit, Njazi Rexha, në një prononcim për Gazetën Express, tha se natën kur ka ndodhur tr.agjedia janë intervistuar të gjithë të pranishmit në piceri, ndërsa hetimet janë duke vazhduar akoma.

Dy të p.lagosurit po vazhdojnë trajtimin mjekësor në QKUK.

 “Krejt çka mund të themi, një është i v.dekur e dy të pla.gosur, janë në trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë. Për momentin nuk kemi të dhëna nuk e dimë çka ka ndodh, kemi intervistuar njerëz, atë natë kush ka qenë në piceri i kemi intervistuar, hetimet po vazhdojnë, kaq mund të themi”, tha Rexha për Gazetën Express.

Ndërsa, zyra për media e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë tha se “trupi i personit të vr.arë me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, teksa shtuan se  për momentin “nuk dihen motivet e këtij rasti”.

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës në koordinim me policinë janë duke e hetuar këtë ngjarje”, përfundon përgjigja e tyre.

23-vjeçarit iu dha lamtumira e fundit ditën e shtunë në v.arrezat e fshatit Vllahi të Mitrovicës, ndërsa familja e tij e ngushtë nuk është deklaruar akoma për rastin.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here