Eneda Tarifa feston ditëlindjen sot/ Nuk do ta besoni se sa vjec mbush: Si vajzë e re duket po…

0
13






Këngëtarja Eneda Tarifa feston sot ditEnedlindjen. Ajo ka zgjedhur që në këtë ditë mjaft të veçantë t’u drejtohet ndjekësve të saj me një mesazh mjaft domethënës.

“Po, sot kam ditelindjen. Nuk ka asgje te vecante nga ndonje dite tjeter ditelindjeje e cdokujt prej nesh, por ditelindjet jane te bukura se mbartin nje ndjesi shprese, celebrojne “jeten” (sado e ndryshme eshte ajo per secilin prej nesh). Mendoj se jetet tona duhet ti ndertojme vete, ti zbukurojme vete, pa u dorezuar asnjehere. Per mua ky eshte suksesi i nje jete kryesisht te lumtur. Dhe mos me thoni qe eshte ceshtje fati. Fati eshte vetem nje “kurthez i vogel” per te ndejtur rehat… Ajo qe nderton ne jete eshte vepra jote dhe kete mundohem ti mesoj Arias perdite. Faleminderit per te gjithe dashurine qe me jepni cdo dite. Tagni miqte qe kane ditelindjen sot. Ju dua”, ka shkruar Eneda në Instagram.

Ky postim u shoqërua me mjaft urime nga ndjekësit dhe miqtë e saj, të cilët i kanë uruar me fjalët më të bukura ditën e lindjes

Për të gjithë ata që janë kuriozë, Eneda ka mbushur sot 39 vjeç!

Së fundmi është mësuar se Eneda i është bashkuar skuadrës së PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Më herët, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe Eneda Tarifa, zhvilluan një bashkëbisedim me një grup të rinjsh të Njësisë 1 në Tiranë, ku zbuloi për herë të parë se do jetë në krah të PS-së.





.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here