Eni Çobani rrëfehet: E kisha shume te veshtire me tim bir, burri im tipik shqiptar

Pas 5 vitesh si ndërmjetëse e emisionit “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani thotë se jeta e saj ka ndryshuar krejtësisht.

Pas një përvoje të gjatë ndërmjetësimi në çështje delikate, ku drejtësia nuk është e thjeshtë për t’u peshuar, ajo u shpreh në “Tek Unë” në IN Tv, se tani ndihet si një njeri tjetër. Por nuk ka qenë e thjeshtë për të të ishte vazhdimisht në lëvizje në rrethe të ndryshme në të gjithë Shqipërinë. Ajo e përshkruan marrëdhënien me të shoqin si një pikë të fortë mbështetjeje, por nga ana tjetër, thotë se ai, sikurse djali i tyre, do të donte që ajo të kalonte më shumë kohë me të.

“Bashkëshorti im është një burrë tipik shqiptar. Natyrisht, kërkon edhe ai që bashkëshortja të jetë më prezente, ta gjejë këmishën e hekurosur, gjellën të ngrohtë.”, dhe shton me shaka: ”Këmishën e gjen të hekurosur, gjellën e ngrohtë nuk ia bëj dot, sepse i duhet ta ngrohë vetë.”

Eni Çobani thotë se atij shpeshherë i dhimbset, sepse siç e shpjegon “askujt nuk i pëlqen të shohë gruan që brenda të njëjtës ditë, udhëton në disa rrethe të Shqipërisë” dhe madje ndonjëherë, nuk arrin të ¡ejë në shtëpinë e saj. Sidoqoftë është puna e saj, dhe ai e mirëkupton.

“Ai është shumë komunikues dhe i mirëkuptueshëm. Nuk mund të themi që jemi familja e përsosur, pa probleme, sepse çdo familje ka problemet e veta, por ka qenë gjithmonë shumë mbështetës, nuk i ka vënë asnjëherë në diskutim zgjedhjet e mia.”Ai që nuk e ka pasur të thjeshtë ka qenë i biri adoleshent.

Gjithnjë shumë e ngarkuar me studimin e rasteve të veçanta që paraqiten tek “E Diela Shqiptare”, Çobani tregon se ka kaluar një periudhë të vështirë me të birin, Aldin, i cili është ende adoleshent. Ajo tha se ai që ka vuajtur me shumë është i biri, sepse ajo s’ka pasur mundësinë t’i rrijë pranë.

“Gjatë këtij 5 vjeçari në televizion, im bir pati periudhën më të vështirë, adoleshencën. Kur nisa ai ishte 13 vjeç, dhe më mbante qëndrim të fortë.”, u shpreh ajo, “Koston më të lartë e ka paguar ai.” Megjithatë, me kalimin e kohës, Albi ka nisur ta kuptojë punën e saj, madje është shpeshherë në prapaskenën e “Shihemi në Gjyq”. Fotot që poston Eni Çobani në Instagram, ia shkrep i biri.





Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *