Vetëm 12 ditë na ndajnë nga zgjedhjet elektorale të 25 prillit.




Ftesa që qytetarët të japin votën e tyre mesa duket nuk është mjaftuar vetëm me spotet elektorale në media, thirrjet publike apo posterat në rrugët e qytetit.



Por edhe qeset e bukës janë bërë një formë për ti bërë apel femrave të votojnë.

Kjo mënyrë e veçantë dhe e padëgjuar më parë në vendin tonë është parë në furrat e bukës në Fier të cilat kanë stampuar në qeset e bukës shprehje që bëjnë thirrje për fuqizimin e votës së femrës.




Disa nga shkrimet janë: “Vota jote vlen po aq sa punët e shtëpisë”, “Fjalët i merr era, votën tënde jo”, “Gratë punojnë gratë votojnë”, “Vota e një gruaje rimodelon shoqërinë”. /24news

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here