Një punëtor turk qebapi që vr au vajzën e tij dhe përdori një thikë mishi për të copëtuar trupin e saj është dënuar me 24 vjet bu rg.

Hasan Uslu mbyti për vd ekje balerinën 32-vjeçare, Didem Uslu, dhe i futi pjesët e copëtuara të trupit fillimisht në një frigorifer, sepse “ajo shkoi e dehur në shtëpi”.

Vr asja ndodhi në rrethin e Kesan në provincën veri-perëndimore turke të Edirne.

Trupi i Didem Uslu, 32 vjeçe, një balerinë, u gjet i masakuar nga oficerët e policisë në pyll dhe babai i saj kuzhinier, Hasan, u arrestua nën dyshimin e vr asjes së saj. Ai tani është dënuar me 24 vjet bu rg.

Uslu i tha gjykatës se ishte faji i vajzës së tij, duke pretenduar se ajo e fyeu nënën e saj kur arriti në shtëpi dhe më pas u grind me të, kurse ai e urdhëroi atë që të ishte më e respektueshme.

Kur ajo e kundërshtoi, ai tha se ai humbi durimin dhe pastaj e mbyti atë për vd ekje.

Kuzhinieri i qebapit u arrestua pasi krahu i balerinës u gjet i mbështjellë me gazetë në pyjet lokale nga një burrë që mblidhte kone pishe pranë një xhamie lokale, më 9 janar.

Policia testoi gjurmët e gishtave të krahut dhe zbuloi se ajo i përkiste Didem Uslu.

Hetimet zbuluan se babai i saj po përpiqej të hidhte trupin e saj në një pyll aty pranë pjesë-pjesë.

Uslu mori pjesë në gjyq përmes një video-dëgjimi, ndërsa gruaja e tij – e akuzuar për moskallëzim krimi në polici – nuk mori pjesë në seancë.

Babai kërkoi nga gjykata që të lirohej, duke thënë se ai rre zikon të kontraktojë Covid-19 në bu rg, duke argumentuar se mosha e tij dhe kushtet shëndetësore e vënë atë në rrezik.

Sidoqoftë, gjykata e shpalli Uslu fajtor për ‘vr asje të qëllimshme’ të vajzës së tij, dhe e dënoi atë me 24 vjet bu rg.

Sati Uslu, gruaja e tij, thuhet se u lirua nga akuza e dështimit për të raportuar krimin. Ajo tha se pas vr asjes kishte shkuar në dhomën e saj të gjumit, ku i ra të fikët.

Në rrëfimin e tij pas arrestimit, Uslu deklaroi se vajza e tij kishte probleme psikologjike.

/NOA.al

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here