Një ak.sident ka ndodhur paraditen e sotme në Përrenjas, ku mjeti tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin shtetas rumun ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit, 40-vjeçari ka mbëtur i pla.gosur dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: Më datë 18.07.2021, rreth orës 11:30, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas , në fshatin Pishkash, mjeti tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin A.B., 40 vjeç, me shtetësi rumune, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë është pla.gosur drejtuesi i mjetit i cili është transportuar në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here