Erdhi vala e dytë, Spanja rikthen “karantinën”: Askush nuk del nga lagjja

0
28

This post has already been read 24 times!

SPANJE

Më shumë se tre milionë njerëz në Madrid i janë nënshtruar kufizimeve të reja të jetëve të tyre ndërsa Spanja po përpiqet të vendosë nën kontroll valën e dytë të infektimeve me covid 19 në Evropë.

Nga kjo fundjavë, njerëzit mund të dalin nga lagjet e tyre vetëm për udhëtime të domosdoshme. Baret dhe restorantet nuk mund të shërbejnë pas orës 22.00 dhe maksimumi gjashtë persona lejohen të takohen në çdo vend.

Masat janë kërkuar nga qeveria federale e Spanjës ndërkohë që janë në fuqi në nëntë qytete të tjera përreth kryeqytetit. Autoritetet e qytetit të Madridit provuan ti bënin rezistencë kufizimeve të reja, duke shfrytëzuar gjykatat për bllokimin e tyre. Madridi bëhet kështu kryeqyteti i parë evropian që rivendos kufizimet.

Shenjat e valës së dytë të infektimeve me covid 19 po shpërthejnë nëpër Spanjë dhe mund të shihen më qartë në njësitë e emergjencave në spitale. Çdo orë ambulancat mbërrijnë me pacientë të rinj ndërsa vendet në reanimacione po mbarojnë. Rreth 10 mijë raste të reja të covid 19 identifikohen në Spanjë çdo ditë. Të premten pati 11325 infektime të reja dhe 113 viktima. Rreth një në katër teste që bëhen rezulton pozitiv dhe ky është një tjetër sinjal paralajmërues për përhapjen e virusit.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here