Ermal Meta rikthehet me një koncert në Shqipëri për një motiv të veçantë

Ermal Meta i rendit në vend të tretë në festivalin e “Sanremo” me “Un milione di cose da dirti”, duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Madje artisti, në klasifikimin artistik, pa përfshirë atë të publikut,mbante vendin e parë. Megjithatë pas suksesit të 6 marsit kur u mbajt edhe nata finale e pas mbështetjes së pafundme të shqiptarëve, Ermali ka vendosur të na surprizojë të gjithëve me një koncert në vendin tonë.

Koncerti do të zhvillohet gjatë verës më 29 korrik në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Përveç suksesit në “Sanremo”, Ermali do të vijë në Shqipëri edhe për një motiv tepër të veçantë, 30 vjetorin e rënies së regjimit komunist.

“Në 29 korrik do të jem në Stadiumin Air Albania në Tiranë. Kanë kaluar 30 vjet që kur regjimi komunist ka rënë dhe ne menduam ta festonim me muzikë. Unë jam italian dhe shqiptar dhe kam zgjedhur të bëj një koncert për nder të njerëzve nga vendi ku vij, të cilët arritën të fitojnë lirinë. Kanë ndodhur shumë gjëra vitet e fundit dhe lidhja e midis Italisë dhe Shqipërisë, dy vende të ndara nga vetëm 70 kilometra det, është e me të vërtet e bukur.”- është shprehur këngëtari për mediat italiane. /News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *