Është baba i një djali dhe jeton në Zvicër, kush është konkurrenti i ri i “Për’puthen” që i lë pa fjalë të gjitha vajzat

0
12










“Perputhen” iu bashkua një tjetër djalë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ai është konkurrenti i parë që vjen nga Maqedonia dhe quhet Arsim Abdyli. Arsimi tha se prej vitesh jeton në Zvicër dhe se ka një firmë me një mikun e tij.

Mirëpo asgjë nga këto nuk ju tërhoqi më shumë vëmendjen vajzave se sa fakti që ai është baba i një djali. Arsimi tregoi se ai është baba i një djali 3-vjeçar të quajtur Lion. Madje ai zbuloi një tatuazh në krahun e tij, ku kishte gdhendur portretin e vogëlushit. Arsimi tha se djali jeton me nënën e tij në Zvicër dhe se takohet me të vetëm gjatë fundjavave.

Ky fakt i habiti të gjitha vajzat, por ato nuk mundën të mësonin më shumë detaje rreth jetës së tij, duke ja lënë të ardhmes në dorë. Ndërkohë Arsimi shprehu pëlqimin për 3 konkurrentet e programit, Anën, Jasminën dhe Antonelën.

Mbrëmjen e djeshme në “Për’puthen” hynë dy djem të rinj, Julian Lala, djali 29-vjeçar që ka shëtitur botën e ka jetuar në shpella dhe Ervis Kurti, 31 vjeç. Ky i fundit shprehu menjëherë pëlqimin për Anën dhe Jasminën, duke thënë se ato janë dy vajza shumë simpatike.










LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here