“Është e shëmtuar!” Dritan Shakohoxha me rezerva për emisionet e sportit



Emisionet sportive në vendin tonë janë kritikuar shumë, sidomos ato dedikuar “Euro 2020”. Ndjekësit kanë rezerva rreth të ftuarve dhe përmbatjes së tyre, ku më shumë bëhet show me personazhe që nuk ndjekin sport sesa diskutohet rreth këtij të fundit. Rezerva duket të ketë edhe gazetari Dritan Shakohoxha i cili zbuloi sonte se çfarë nuk i pëlqen te emisionet sportive. I ftuar në “Soiree” ai tha se vetmja gjë që nuk i pëlqen te të gjithë programet është që befas shikon edhe xhiron e politikanëve, duke e konsideruar “të shëmtuar”.

“E vetmja gjë që nuk më pëlqen te të gjithë programet është që befas shikon edhe xhiron e politikanëve. Është e shëmtuar. Pasi ta kanë nxirë jetën gjithë vitin befas flasin edhe për futboll. Nuk mendoj që është gjë e mirë për një program sportiv njerëzit, politikanët pasi japin mend për cdo gjë në këtë vend, nuk mendoj që është gjë e mirë që të jenë edhe në festë, kjo pjesa e sportit është e festës. Në programet që kam bërë nuk kam ftuar politikanë, tani jam në një program që nuk e bëj unë, ka edhe politikanë, por nuk mendoj se është gjë e mirë, pasi një përqindje e njerëzve janë të lodhur nga politika. I fusin edhe një fjali që “unë nuk shoh ndeshje, por….” tha ai.

/News31

.



Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *